Ora News - Llotot ulin qepenat në Berat e Kukës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve sportive dhe kazinove po gjen zbatim në Berat.

Aktivitetet që kanë funksionuar si të tilla po mbyllen njëra pas tjetrës me afrimin e afatit përfundimtar që shënohet më 31 dhjetor.

Duket se pronarët kanë vendosur të mos presin ditët e fundit për të kycur bizneset që do të konsiderohen të paligjshme..

Në rrugët e lagjes ?30 Vjetori?, ku prej vitesh ishte përqendruar dhe më së shumti aktiviteti i llotove, basteve janë mbyllur shumë prej tyre.

Vendimi është mirëpritur nga banorët, që thonë se bastet po shkatërronin familje.

Edhe në Kukës, të pakta kanë mbetur pikat basteve sportive që po shfrytëzojnë edhe javët e fundit për të zhvilluar aktivitetin.

Pjesa më e madhe janë mbyllur dhe një pjesë e ambienteve, tashmë jepen me qira për të ndryshuar aktivitet.

Mbyllja e lojërave të fatit dhe basteve sportive ishte kërkesa e hershme komunitetit të banorëve të Kukësit, duke i konsideruar si shkak për probleme sociale në zonën më të varfër të vendit.

Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor, do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike dhe pikat e basteve sportive.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/llotot-ulin-qepenat-ne-berat-e-kukes

Category

📺
TV

Recommended