Ora News - Studentët e Vlorës Ramës: Ministrja e shefit t'vet mesatarja 5.8

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Kryeministri Rama ndodhet në Universitetin e Vlorës dhe po mban një takim me studentët të cilat po ia përplasin në sy gjëndjen e vështirë ku ata studiojnë.

Takimi po mbahet në aula Magna të Universitetit Ismail Qemali" por ndryshe nga auditore ku bëjnë studim studentët që janë tepër të ftohta, tek kjo aulë ka ngrohtë.

Studenti: Sot jemi këtu është ngrohtë. Por hajde në klasë ku studiojmë. Është shumë ftohtë.

Takimi nisi me kundërshti të studentëve por dhe me nje atmosfere nervozizem.

Studentët e Vlorës ia përplasin Ramës në sy i këndojnë: Lindita e shefit t'vet mesatarja 5.8

Edi Rama: "Turp nuk është ti thuash tjetrit hajde të flasim. Asnjë vend nuk e ka përfaqësinë në bordin e administrimit. Turp është ky që të tjerët duan të flasin dhe ti ti vësh ulërimën e të mos e lësh të flasin. Këta që flasin duket se po kërkojnë komunizëm. Ajo vajza thotë se e kam keqkuptuar protestën. Si e kam keqkuptuar?! E kam keqkuptuar protestën duke thënë se kjo protestë ishte një shuplakë për qeverinë?! Që do të thotë jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo vajza që bërtet, sepse e kam analizuar shumë thellë "Pse-në" e këtij shpërthimi. Ishte një shuplakë për qeverinë sepse qeveria ka përgjegjësi. Ai djali çohet dhe thotë do tja lësh fajin të tjerëve. Unë nuk dua tja lë fajin askujt

Ora 11: 25 Studenti: "Të kemi votuar por ju mënyra si po silleni është jo korrekte. Jepni zgjidhje. Mos na detyroni të tërë ti largojmë politikanë".

Me pas nje grup studentesh u larguan nga salla duke thirrur: Ministrja e shefit vet, mesatarja 5.8.

Studentja: "Ju këtë protestë e keni keqkuptuar. Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Ne kërkojmë disa të drejta shumë bazike për secilin për nesh. Bëjmë leksione në salla pa ngrohje, dhe pedagogë që nuk janë të përgatitur. Ju zotëri i keni 8 pika, të zeza mbi të bardhë. Ju marrësi thoni vetëm : PO ose JO!

Studenti: Të kemi votuar por ju mënyra si po silleni është jo korrekte. Ju

Rama: Te mos hyjme me batuta se e dini kush fiton
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-perballet-me-studentet-e-vlores

Recommended