PD: Rama-Veliaj ndryshuan planin urbanistik per llogari te trafikantit Bego

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka denoncuar të mërkurën se Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës për ta vënë në funksion të ndërtimit të qendre rezidenciale nga ana e trafikantit të drogës, Edmond Bego.

?Vendndodhja e këtij ndërtimi është përgjatë Unazës së Madhe, buzë lumit Lanë, sipas ndryshimit të bërë me firmën e Rama-Veliaj në vitin 2017. Projekti luksoz i Edmond Begos është krijuar nga një studio italiane, ku si klient paraqitet kompania tjetër e Edmond Begos, Inerte Ekspres?, tha Gazmend Bardhi.

Deputetja Jorida Tabaku shtoi se ?kjo është një e dhënë tronditëse se si qeverisja qendrore dhe lokale kanë përdorur pozitën e vet publike për të favorizuar krimin e organizuar.?

Sipas Gazmend Bardhit, qendra rezidenciale do të ketë rreth 167 mijë metër katror ndërtim dhe ka si vlerë fillestare investimi 60 milionë euro.?Të paktën 200 familje do të dalin të pastreha që trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego të pastrojë të paktën 60 milionë euro?, tha Bardhi. ?Nga ndryshimi i projektit preken rreth 200 familje. Edi Rama do të nxjerrë në qiell të hapur mijëra banorë për të pastruar paratë Edmond Bego.?

Recommended