Pakoja e Vitit të Ri, qeveria tjetër shpërblim, 3 mijë lekë për familjet e varfra

  • 6 years ago
Pas pensionistëve, shpërblim për festat e fundvitit do marrin edhe familjet me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara. Sipas VKM-së të miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, 62 640 familje që trajtohen me asistencë dhe ato që kanë anëtarë me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, 69 000 persona, do përfitojnë nga 30 mijë lekë të vjetra shpërblim.

Qeveria ka caktuar një fond prej rreth 400 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale për të kthyer paksa buzëqeshjen për festat e fundvitit te të gjitha ato familje të varfra dhe personat e pamundur fizikisht.

Shpërblimet e fundvitit
3000 lekë për familjet e skemës së ndihmës ekonomike
3000 lekë dhe për personat me aftësi të kufizuara
Për zbatimin ngarkohen Min. e Shëndetësisë dhe Min. e Financave
Do të përfitojnë 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike
Do të përfitojnë dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara
Qeveria ka përcaktuar një buxhet prej 396 147 000 lekësh për shpërblimet

Recommended