Ora News - Taksa e banesës në Tiranë, më shumë para në buxhetin e Bashkisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Taksa e pasurisë përbën 18% të të ardhurave të buxhetit për bashkinë e Tiranës.

Me ndryshimet në ligj që nga prilli i 2018, taksa e banesës për kryeqytetin do të mblidhet nga Ujësjellës Kanalizimet me masën 0.02% të vlerës së banesës.

Të gjithë taksapaguesit në kryeqytet brenda një afati katër mujor duhet të paraqiten pranë zyrave të Ujësjellësit për të kryer vetëdeklarimin mbi të dhënat e pasurisë së paluajtshme që ka në pronësi apo përdorim.

Rritja e tatim-paguesve do të sjellë ritjen e buxhetit të bashkisë së Tiranës në vitet e ardhshme.

Besard Kadia: Ka të bëjë me rritjen e bazës së tatim-paguesve. Duke qenë se agjenti i cili do të mbledhë këto taksa është UKT, do të bëjë që me kalimin e kohës të rrisë dhe numrin e qytetarëve që do të përfshihen në këtë skemën e re.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-e-nderteses-ne-tirane-me-shume-para-ne-buxhetin-e-bashkise

Recommended