Report TV - Balla publikon videon: Ja momenti kur Hasa i merr vezët te Basha

  • 6 years ago
Kryetari i grupit të PS ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video nga momenti kur deputeti i PD, Endri Hasa është afruar pranë vendit ku qëndron Lulzim Basha në Kuvend dhe diskuton në lidhje me disa dokumente.

Në një moment, Hasa merr diçka nga xhupi i kreut të PD, i cili e kishte vendosur në karrige dhe që sipas Ballës janë vezët me të cilat qëlloi kryeministrin Rama.

?Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që ?pula? Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që ?prodhon? vezët dhe ia jep deputetit pa emër?.

Recommended