Ora News - Kthime edhe nga Kakavija, nesër pritet fluks i madh emigrantësh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Edhe në pikën kufitare të Kakavijës prej tre ditësh emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendin e tyre për të kaluar festat.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas shqiptar dhe po i lartë mbetet edhe numri i shtetasve që shkojnë drejt Greqisë.

Mesditën e sotme situata paraqitet e qetë nuk ka fluks të shtuar të mjeteve në kufi.

Nga pala greke punohet me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje. Ndërsa pala shqiptare ka vendosur në dispozicion të gjitha sportelet për të përballuar fluksin e emigrantëve që hyjnë dhe dalin në territorin e Shqipërisë.

Besohet se dita e nesërme do të shënojë një fluks më të madh të qytetarëve që kthehen në vendlindje, por edhe në ditët në vijim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kthime-edhe-nga-kakavija-neser-pritet-fluks-i-madh-emigrantesh

Recommended