• 6 years ago
Tri gjyqtare shqiptare certifikohen nga FIFA. Fatjona Borova, Erinda Kume dhe Emanuela Rusta, janë zyrtarisht treshja e parë e gjyqtareve femra nga Shqipëria me stemën e FIFA-s. Duke nisur prej sezonit 2018-2019, gjyqtaret femra shqiptare do të përfshihen në listën e FIFA-s për të drejtuar ndeshjet në kompeticionet e ndryshme europiane e botërore. Ato do të drejtojnë fillimisht ndeshjet eliminatore në futbollin e femrave, si dhe ndeshjet e nivelit para eliminator në Kupat e Europës.

Category

📺
TV

Recommended