Ora News - Gjeli i detit i shtrenjtë, në Lushnje 1 kg kushton 9 qind lekë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në Lushnje, një kilogram i gjelit të detit kushton 9 mijë lekë të vjetra. Konsumatorët thonë se çmimi është i lartë ndërsa për fermerët çmimi nuk justifikon kostot e rritjes.
Tradita e do që gjeli i detit të mos i mungojë tryezës së fundvitit, por afrimi i datës 31 ka rritur ndjeshëm çmimin e tij.

Në Lushnje një kilogram shkon 9 mijë lekë të vjetra, ndërsa për pulën ky çmim është edhe më i lartë.
Blerësit thonë se e kanë të vështirë të përballojnë blerjen, ndaj në shumë raste dalin nga tregu me duarbosh.
Por për fermerët çmimi, edhe pse i lartë, nuk justifikon kostot e rritjes.

"9 mijë lekë e kemi bërë sot, e kemi shitur dhe me 6.Nuk morëm lekët e harxhimit. Nuk nxjerrin ushqimin që hanë".

Nisur nga vitet e shkuara, pritet që ky çmim të rritet deri në datën 31, ndërsa në ditën e fundit të vitit, ditë kur edhe interesi i blerësve bie, fermerët ulin ndjeshëm çmimet.

Për shumë fermerë, dhjetori është i vetmi muaj nga i cili presin të grumbullojnë të ardhura nga shitja e gjelit të detit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjeli-i-detit-i-shtrenjte-ne-lushnje-1-kg-kushton-9-mije-leke

Recommended