Pas kërkesës së bashkive të juglindjes, nis studimi i fizibilitetit për aeroportin e Korçës

  • 6 years ago
Qyteti i Korçës ka pasur aeroport funksional prej vitit 1924 deri në viti 1944. Por që prej asaj kohe, Korçës i ka munguar aeroporti i krijuar në fshatin Lumalas.

Por duket se së shpejti do të rinisin punimet për rindërtimin e tij. Pas mbylljes së aeroportit, prioritet iu dha rrugëve automobilistike dhe hekurudhave.

Kjo është dhe arsyeja përse ky aeroport ndërpreu funksionimin e tij. Megjithatë ka patur përpjekje për rindërtimin edhe në vitin 1994-1997, por nuk është bërë i mundur funksionimi i plotë.

Në një intervistë për Report Tv, prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari ka treguar historikun e krijimit të aeroportit si dhe detaje rreth investimit.

Studimi i fizibilitetit ka filluar prej vitit 2008, dhe në vitin 2015 është hartuar projekti i plotë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një mbështetje për këtë projekt ashtu si dhe instancat vendore të qarkut juglindor.

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit kap një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe pritet t?i ?rikthejë? Korçës aeroportin pas 94 vitesh.

Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pas kërkesës së këshillit bashkiak të Korçës, tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt strategjik për gjithë rajonin e Korçës

Recommended