Rama: Refuzimi i Metes, antikushtetues dhe i turpshëm

  • 5 years ago
Reagimi i kryeministrit Rama pas refuzimit që kreu i shtetit i bëri të propozuarit të tij për Ministër të Jashtëm, ka qenë i ashpër. Në një postim në Twitter ai shkruan se ky vendim i Ilir Metës është jo vetëm në shkelje të Kushtetutës, por dhe i turpshëm, e tregues i një niveli skandaloz për institucionin e Presidentit.

?Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp.?

Por presidenti Meta po nga Twitteri replikoi duke dhënë një mesazh të qartë se do t?i qëndrojë deri në fund vendimit të tij.

?Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim.?

Kritikat ndaj Presidentit, Rama nuk i kurseu as kur replikoi ndaj ish kryenegociatores së Kosovës, Edita Tahirit, që vlerësonte vendimin e Metës për mosdekretimin e Cakajt.

?Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që "vizionarët"e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta "vizionarë" emrin njeri! Po ti xhan??

Në Nëntor kur Meta bëri të njëjtën gjë me kandidaturën e Sandër Lleshajt, të propozuarin e tij për ministër të Brendshëm, Rama tha se do ta çonte në gjykatë Kushtetuese për interpretim këtë vendim. Por kjo gjë nuk ndodhi edhe për faktin se gjykata është jashtë funksionit. Vetë Rama në konferencën e fundvitit tha se do t?i drejtohet gjithsesi Kushtetueses, jo sepse besonte se Meta do të bënte të njëjtën gjë me të propozuarit e tij për ministra, por që ky ngërç të adresohej patjetër në rrugën e duhur, për të patur një qartësi të plotë për gjithmonë në raport me presidencën.

Tv Klan

Recommended