Ora News – Studentët: Policia na dhunoi, shkeli ligjin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit solli tensionim të situatës në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë. Studentët thanë se ndaj tyre u ushtrua dhunë ndërsa bën përgjegjës drejtues të Universitetit të Tiranës për lajmërimin e policisë. Refuzues u treguan edhe ndaj deputetëve të opozitës të cilët i larguan nga fakultetet.

Një situatë të tillë solli ndërhyrja e Policisë së Shtetit dhe rojeve private për të liruar hyrjen në Fakultetin e Ekonomisë që ishte bllokuar prej studentëve herët në mëngjes.

Situata u tensionua edhe më tej kur studentët tentuan të nxirrnin karriget në hollin e fakultetit.

Për të mbrojtur kauzën e tyre nga politika, studentët kërkuan largimin e deputetit të Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili shkoi në Fakultetin e Ekonomisë për t`i bërë thirrje policisë të tërhiqet.

E tensionuar situata ishte edhe në Fakultetin e Drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-policia-na-dhunoi-shkeli-ligjin

Recommended