"Doktoraturat", Boçi: Rama ka Ballën me plagjiaturë, si mund të jetë kalorës kundër fenomenit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se qeveria nuk mund të bëjë procesin e verifikimit të plagjiaturave për doktoraturat. Këshilltar i kryeministrit për arsimin, Albert Nikolla e hodhi poshtë këtë pretendim, por deputeti demokrat tha me ironi se kryeministri ka kryetarin e grupit parlamentar me plagjiaturë.

Pjesë nga biseda:

Nikolli: Do të ngrihet një komision. Nuk do të bëjmë revolicion kinez. Do të jetë një komision i përgatitur mirië. Shikon titujt akademik, jo vetëm doktoraturën por edhe titullin profesor. Do të shikojë edhe librat.

Boçi: Ekziston si problem plagjiatura. Nuk mund të ketë një trupë politike që rregullon çështjen e vlerës së titujve dhe doktoraturave. Janë trupat akademike dhe vetë universitetet. Është një kulturë që tek ne nuk ka ekzistuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/doktoraturat-boci-rama-ka-ballen-me-plagjiature-si-mund-te-jete-kalores-kunder-fenomenit

Recommended