Report TV - Rama inspektim në QSUT, depo e re farmaceutike dhe lente falas për pacientët

  • 5 years ago
Qendra spitalore universitare ?Nënë Tereza? do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i qeverisë shqiptare prej 18 milionë euro. Depoja farmaceutike është një investim jetik për garantimin e sigurinë më të lartë dhe një shërbimi cilësor farmaceutik. Në kantierin e punimeve, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Një tjetër shërbim falas i shtohet listës së shërbimeve falas që garanton qeveria shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, vendosja e lentes ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.

Recommended