Ora News - Vasili akuzon Ramën se po pastron para dhe fton shqiptarët në protestë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave dhe për këtë bëri përgjegjës kryeministrin Rama.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se operacione të tilla po rrënojnë biznesin.

Vasili: Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqiqërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH.

Vasili ftoi të gjithë shqiptarët t?i bashkohen protestës opozitare më 16 shkurt.

Vasili: Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vasili-akuzon-ramen-se-po-pastron-para-dhe-fton-shqiptaret-ne-proteste

Recommended