BOOM: Frymëzuese dhe e trishtë, dy vajzat e mitura bëhen ‘infermiere’ për mamanë e paralizuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #boom

Emisioni BOOM ka sjëll këtë të premte historinë e trishtë të Juljana Shahinit, e cila banon në Sukth të Durrësit dhe është nënë e 3 fëmijëve.

Jeta e Julit mori një tjetër rrjedhë krejt papritur në vitin 2015 kur ra nga shkallet e shtëpisë dhe për pasojë pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore.

Dy vajzat e mitura, njëra në moshën 11 vjeç dhe tjetra në moshën 6 vjeç që në atë vit filluan ti shërbejnë mamasë, e cila nuk lëviz dot nga krevati.Ka 4 vite që shpina e njomë e vajzave përkulet çdo ditë për tu kujdesur, larë, lëvizur mamanë e cila nuk e ka parë më dritën e diellit qe pas vitit 2015. Ka 4 vite që jeta e 38-vjeçares është mbyllur brenda 4 mureve të dhomës, aty ku i ka perënduar çdo shpresë se ndoshta ndonjë ditë mund të lëvizë me ndihmën e një karroce me rrota.

Edhe pse pas ndërhyrjes se parë kirurgjikale mjeku i ka rekomanduar Julit që të bëjë fizioterapi, mungesa e të ardhurave ka bërë që ajo të mos i kryente këto seanca dhe për pasojë gjendja të vije duke u rënduar çdo ditë e më shumë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-frymezuese-dhe-e-trishte-dy-vajzat-e-mitura-behen-infermiere-mamane-e-paralizuar

Recommended