Ora News - Veliu mbledh policët në Shkodër u kërkon zbardhjen e vrasjeve në 2018

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Zbardhje të ngjarjeve të ndodhura në 2018-en që ende janë pa autor dhe vijim të forcës goditëse ndaj grupeve kriminale. Kjo ka qënë porosia e prerë e numrit një të policisë së shtetit Ardi Veliu, gjatë analizës vjetore të policisë së Shkodres.

Plot 3 orë ka zgjatur takimi me strukturat drejtuese të kryeqendrës së veriut, ku burimet bëjnë me dije se nuk kanë munguar kritikat e shumta për punën e deritanishme, e fokusuar kjo në disa drejtime. Në dalje për mediat Veliu u tregua i rezervuar duke mos dhënë detaje.

Ishte drejtori i policisë së qarkut Shkoder Vehbi Bushati i cili pranoi kritikat e bëra dhe detyrat që ju la kësaj strukture.

"Mbaruam analizën një vjetore. Drejtori i përgjithshëm i polcisië ssë shtetit bëri vlerësimet kritikat dhe la detyrat. Viti që vjen dop të jetë akoma nmë i angazhuar për ti sjellë rend dhe cilësi qytetarëve të Shkodrës. Kërkoi punë dhe rezultate konkrete në goditjen e të gjithë tendencave kriminale."

Kërkesa kryesore e Veliut ka qënë e prerë tha më tej Bushati, ndërsa u ndal edhe tek vettingu, proçesi që pritet të bëjë pastrimin e radhëve të policisë.

Për ngjarjet që ende janë pa autor, Bushati kishte këtë përgjigje: "No coment"

Analiza vjetore e policisë së qarkut Shkoder u zhvillua me dyer të mbyllura dhe burimet sqarojnë se fillimisht drejtori i qarkut Bushati ka lexuar një raport të gjatë e të detajuar të cdo ngjarje të ndodhur, ecurinë që kanë patur hetimet dhe punën që po bëhet me organet e tjera ligjzbatuese. Më pas Veliu duke u fokusuar shumë tek shifrat ka shprehur haptazi pakenaqësinë që ka në këtë drejtim dhe ka lënë porosi të prere për një rezultat ndryshe për vitin që kemi nisur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliu-mbledh-policet-ne-shkoder-u-kerkon-zbardhjen-e-vrasjeve-ne-2018

Category

📺
TV

Recommended