Basha: Vendimi i parë, anulimi i ligjit te arsimit te larte

  • 5 years ago
Turin e takimeve nga Shkodra Lulzim Basha e nisi me studentë të universitetit, të cilëve u premtoi se pas ardhjes në pushtet vendimi i parë që do të ndërmarrë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Lehtësira financiare premtoi edhe për studentët që vijnë nga familje në nevojë.

 ?Duke zeruar tarifat për bachelor dhe master për të gjithë familjet nën 640 mijë lek me të ardhura në muaj. Përgjysmim për të familjet me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj. Duke mbështetur 5 mijë studentë që vijnë nga nevoja ekstreme ekonomike me bursa deri në 2 milionë e 200 mijë lek të vjetra në vit, për qira, ushqim, librat dhe shpenzime të tjera të jetës studentore".

Në 16 Shkurt studentët i ftoi të protestojnë për largimin e Edi Ramës, ndërsa ripërsëriti qëndrimin se vetëm një qeveri tranzitore mund të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme. Gjatë turit të takimeve kreu i demokratëve u takua edhe me tregtarë e banorë të qytetit të Shkodrës të cilëve u premtoi lehtësira financiare.

Në një tjetër takim me një biznes fason Basha prezantoi programin ekonomik të demokratëve që synon subvencionim të energjisë elektrike për familjet në nevojë dhe veprimtarinë prodhuese, uljen e çmimit të naftës, si dhe vendosjen e taksës së sheshtë 9%.

Tv Klan

Recommended