Report TV - Siguronin viza false, dalin para gjykatës grupi i 36 të arrestuarve

  • 6 years ago
Grupi kriminal prej 36 personash të arrestuar nga operacioni ?Rruga e Gabuar? veç trafikut të klandestinëve kishin shtrirë aktivitetin edhe brenda organizatave kriminale apo tek personat me precedent penal. Ata u siguronin të shumëkërkuarve dokumente të falsifikuara dhe i ndihmonin ata që të kalonin kufirin me qëllim që ti shpëtonin drejtësisë. Një nga rastet e dokumentuara, është edhe ai i pajisjes me pasaportë të re dhe dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin Hajri Seferit, i cili është një nga personat kyç të trafikut të drogës, pjesë e Bandës së Shijakut.

Recommended