Presidenti Meta vizitë në SHBA: Rusia, sjellje malinje në Ballkan, kërkon destabilitet

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i shtetit shqiptar ka mbajtur një fjalë në Komitetin e Mbrojtjes së Senatit Amerikan duke folur për sfidat me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore. Meta e ka cilësuar malinje sjelljen e Rusisë në rajon. "Jam i nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon.

Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore" u shpreh Meta. Referuar debatit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Meta ritheksoi edhe njëherë qëndrimin kundër teksa deklaroi se 'Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor'.

Recommended