Ankohen prodhuesit ushqimore: Përballojmë 14 % TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Paketa e re fiskale 2019 duket se ka sjellë një kosto të shtuar për tregtarët dhe përpunuesit ushqimor në tregun vendas. Mirel Caca është një prodhues bulmeti i cili, thotë se lëndën e parë e blen me një TVSh 6 %, por e shet me 20 %. Sipas tij kostoja e shtuar prej 14 % është një barrë e rende, e cila dëmton të gjithë sektorin.?Unë jam tregtar bulmeti, që tashmë do të duhet të ble lëndën e parë me një TVSH prej 6%, sepse kështu është parashikuar në paketën fiskale. Ajo që ne kërkojmë është barazimi i TVSH-së si në blerje edhe në shitje, pasi diferenca është një kosto e shtuar në punën tonë, e cila na rëndon ndjeshëm. TVSH duhet të jetë njësoj si për blerësin ashtu edhe për shitësin.-thotë Caca?Shoqata e prodhuesve ushqimor ka bërë një vlerësim sipas të cilit kostoja totale vjetore arrin në 100 mln euro, e cila nuk mund të rëndojë mbi tregtarët. Por nga ana tjetër, kjo kosto nuk mund të reflektohet në çmime pasi do të sillte rritjen e ndjeshme të tyre.Alban Zusi ka disa pyetje për zyrtarët e qeverisë?A është llogaritur sa do të jetë kostoja e kësaj takse të re për prodhimin primar bujqësor vendas. Sipas përllogaritjeve tona kjo kosto i kalon 100 mln euro në vit. A parashikohet se kush do ta mbajë këtë barrë të re fiskale? Fermerët konsumatorët apo industria përpunuese? -thotë Alban Zusi, përfaqësues i shoqatës ushqimore..Këto shqetësime, përpunuesit ja kanë paraqitur Ministrisë së Bujqësisë, por edhe asaj të financave, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje.

Category

📺
TV

Recommended