Ora News siguron videon e kontrollit të banesës së gjyqtarit Skënder Damiani

  • 5 years ago
#oranews

Zbardhet dëshmia në polici e gjyqtarit Skënder Damini. Ai ka thënë se paratë e gjetura janë të djalit të tij.

Ora 14:55 Gjyqtari Skënder Damini: Paratë e gjetura në banesë janë të djalit tim, i cili ka bizneset e tij. Fishekët e gjetura në banesë i kam me leje

Ora 14:00 Perfundon marrja në pyetje e gjyqtarit Skënder Damini. Gazetari i Ora News informon se i janë gjetur një shumë prej 17 mijë eurosh dhe municione

Ora 12:02- Pas kontrollit në banesë gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Skënder Damini është dërguar drejt policisë së Tiranës ku po merret në pyetje.

Damini, është njëri prej gjyqtarëve që kanë gjykuar dosjen e Dritan Dajtit dhe kanë vendosur heqjen e dënimit me burg përjetë dhe kthimin e tij në 25 vite burg.

Ora 12:00- Policia konfirmon se ne banesat e gjyqtareve u gjeten mijera euro

"Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun." informon policia e shtetit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dritan-dajti-kontrolli-ne-banesen-e-gjyqtarit-damini-gjenden-mbi-15-mije-euro


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended