Report Tv - Përplasja me policinë në komisariat, Noka: Na lanë 1 orë duke pritur jashtë

  • 6 years ago
Në një prononcim për mediat pas daljes nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Noka e justifikoi veprimin e tij me arrogancën e drejtuesve të policisë, të cilët nuk i kishin pritur deputetët e opozitës, por sipas tij rrinin në zyrë dhe pinin vodka dhe ëhisky.

"Jeni dëshmitarë sesi u sollën e gjithë kupola e policisë duke lënë për rreth një orë deputetët e opozitës jashtë. Menduam se kishin punë, por kur u ngjitëm sipër pamë kupolën e Drejtorisë si një tufë derrash të zhgërryer, me Whisky, Vodka e RedBull, e ne na lanë duke prituar pa dhënë asnjë sqarim. Ata po festonin. Policia që duhet të ishte në shërbim të qytetarëve ishte duke u zhgërryer në Whisky. Kemi pamjet filmike. Deri tani janë arrestuar 7 qytetarë. Nuk ka pasur dhunë, thjesht kjo ka qenë protesta më e madhe e viteve të fundit. Për atë shfryrje ndaj një kërpudhe banale aty, protestuesit duhet të qëndrojnë këtu tani. Deputetët kishin një orë që prisnin këtu, ata pinin whisky, kjo është policia", tha Noka.

Recommended