• 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras dhe ai i Maqedonisë Zoran Zaev janë takuar për herë të parë pas ndryshimit të emrit në Mynih të Gjermanisë në kuadër të Konferencës së Sigurisë.Cipras tha se marrëveshja është një model pozitiv për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan.?Marrëveshja e Prespës. Në rregull, edhe këtu ka mosmarrëveshje. Kolegu im Zoran thotë Marrëveshja e Prespës, ndërsa ne themi marrëveshja prespane, meqë kemi dy liqene atje. Njëri i takon Greqisë, e tjetri, gjysma Greqisë, gjysma Maqedonisë së Veriut. Kështu që, Prespa është model i marrëveshjes. Askush nuk fitoi gjithçka dhe askush nuk humbi?Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se shumë shpejt qytetarët do të arsyetojnë se Marrëveshja e Prespës ishte një pikë kyçe në marrëdhëniet mes dy vendeve.?Shpesh gjatë bisedimeve, Zaev më thoshte: Zoran, historia do të na gjykojë! Ndoshta ne do të humbim, por gjenerata e re do të na çmojë për këtë që bëmë. Une e di që marrëveshja është më e mira për rininë dhe të ardhmen. Cipras humbi pikë në politikë, e unë po ashtu. Por e di se shumë shpejt do t?i rifitojmë. Qytetarët tanë pas disa vitesh, më saktë pas disa muajsh, do ta gjykojnë drejtë marrëveshjen në të mirën e bashkëpunimit mes dy vendeve?Gjatë qëndrimit në Gjermani, i pyetur nga Dojce Vele Zaev tha se zgjidhja e çështjes së Maqedonisë së Veriut me Greqinë, duhet të shërbejë si shembull për Kosovën e Serbinë.Ai shtoi se Maqedonia e Veriut tashmë është anëtare e NATO-s, dhe se qëllimi i përbashkët është integrimi në BE, në zonën Shengen dhe hapja e kufijve.

Category

📺
TV

Recommended