Ora News – Presidenti që 'shkundi' politikën botërore vjen në Muzeun Kombëtar

  • 6 years ago
#oranews #piktura #presidentitrump
Piktori Avni Delvina ka hapur në Tiranë një ekspozitë me piktura për Donald Trump, presidentin e 46-të në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ekspozitë i kushtohet kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë me piktura të dimensioneve të paimagjinuara më parë.

Piktori Delvina thotë se piktura më domethënëse ishte ajo e Donald Trump në sheshin "Skëndërbej".

Avni Delvina: Nëse kërkojmë një lidhje sa i përket Shqipërisë është pikërisht kjo e sheshit bën ftohtë në Tiranë, ku Presidenti i vetëm në një atmosferë të akullt ecën në shesh.

Si një simpatizant i Trump, Avni Delvina, thekson se për ekspozitën e frymëzoi fryma e re e lirisë që solli ai në Amerikë dhe politikën botërore.

Avni Delvina: Donald Trump është një person që unë nuk e zgjodha rastësisht, është një person që i dha një shkundje të madhe kësaj bote, i dha një tronditje pozitive dhe unë mendoj se solli një frymë të re.Të gjithëve na dha një frymë lirie, më shumë oksigjen.Unë e ndjej këtë.Bota më dukej më e trishtë, tani më duket më optimiste.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 23 shkurt në Muzeun Historik.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/presidenti-qe-shkundi-politiken-boterore-vjen-ne-muzeun-kombetar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended