Dy lista fituese per infermieret

  • 5 years ago
Një problem kompjuterik në provimin e datës 16 Shkurt në portalin ?Infermierë për Shqipërinë? sipas ministrisë së Shëndetësisë bëri që brenda të njëjtës ditë  të shpallen 2 lista fituese, por me pikë të ndryshme për konkurrentët.

Kjo anomali shtoi dyshimet tek aplikantët që adresuan mbi 1 mijë ankesa.

Elson Jaçaj, Kryetari i Shoqatës së Infermiereve: Paradite doli një listë që përcaktonte një numër fituesish me pikë të caktuara, ndërkohë që më vonë u hoq ajo listë dhe doli një listë tjetër dhe jo vetëm që fituesit e listës së parë dilnin me pikë më pak sesa në listën e parë, por në listën e dytë dilnin fitues persona që nuk figuronin në listën e parë që vetë aplikantët thonë që nuk i kanë parë në ditën e konkurimit për të fituar një vend pune.?

Ankesa ka pasur edhe për formulimin e pyetjeve në testim.

Elson Jaçaj, kryetari i shoqatës së infermiereve : Aplikantët ankohen që janë formuluar gabim disa pyetje. Dihet kush është e sakta dhe atyre ju del që është e gabuar. Disa pyëtje kanë qenë të njejta si tek provimi I liçensimit, por ndërsa atje janë shpallur fitues, këtu ju quhet e gabuar.

Interesimit të Tv Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju përgjigj se publikimi i pikëve të ndryshme në portal ka ndodhur për disa minuta, për shkak të një problemi teknik kompjuterik, që u korrigjua menjëherë pas konstatimit. Në sqarim thuhet se ky veprim nuk ka patur pasoja dhe këtë e provon që sipas procedurës çdo kandidat është ka të drejtë të ballafaqohet me tezën e korrigjuar dhe e arshivuar të tij. Për këtë arsye, është zgjatur afati i ankimimit, deri në sqarimin e secilit prej kandidatëve, të cilët mund të paraqiten fizikisht pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ku mund të shohin vetë pikët e testimit të tyre.

Tv Klan

Recommended