Report TV - Përfunduan në greminë nga stuhia, nxirren trupat e pajetë të dy të rinjve në Pukë

  • 5 years ago
Nxirren trupat e pajëtë të dy të rinjve që humbën jetën dje në Buzhalë të Pukës. Trupat e viktimave, Taulant Pjetri 20-vjeç dhe Kristaq Maka 24-vjeç, u nxorën nga gremina mbrëmjen e djeshme, nga efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të bashkisë Pukë.

Dy të rinjtë u gjetën të pajetë rreth orës 14:00 të pasdites së djeshme. Ata kishin dalë prej dy ditësh në mal për të gjetur bagëtitë që i kishin humbur. Nga era e fortë ata kanë përfunduar në greminë, ku dhe kanë humbur jetën tragjikisht.

Recommended