Ora News - Hetimet ndaj Ervin Salianjit do mbyllen më 20 mars

  • 5 years ago
#oranews
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar prokurorinë që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Vendimi është shpallur të hënën pas padisë së bërë nga deputeti i PD i cili ka kundërshtuar vendimin e prokurorisë për zgjatjen e hetimeve.

Avokati i Salianjit, Ledio Braho, tha se gjykata i la afat akuzës deri më 20 mars duke argumentuar se shtyrjet e hetimeve deri tani kanë qenë të pa justifikuara.

"Në këtë mënyrë i jepet fund intimidimit që organi i prokurorisë bën ndaj opozitës lidhur me mbajtjen e personit nën hetim Ervin Salianji" u shpreh avokati.

Afati përfundonte në prill dhe avokati kërkoi në gjyq anulimin e vendimit për zgjatjen e afateve me pretendimin se prokuroria donte të zvarriste çështjen duke mbajtur Salianjin në hetim.

"Prokuroria kërkonte rimarrjen në pyetje të personit në hetim Fredi Alizotin pasi sipas prokurorisë kishte ndryshuar disa herë deklarimet. Normalisht kjo nuk është arsye për aq kohë sa Fredi Alizoti ka treguar më shumë se një herë se ndryshon deklarimet. Kjo nuk mund të sjellë pasoja për persona të tjerë në hetim" u shpreh avokati Braho.



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-ndaj-ervin-salianjit-do-mbyllen-me-20-mars

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended