Soreca: Protestë paqësore, qeveria e opozita të dialogojnë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak ore perpara zhvillimit te seancës plenare dhe protestës se opozitës, ambasadori i BE-se ne Tirane, Luigi Soreca beri apel per qetësi. Ai përsëriti qëndrimin e Brukseli se vendimi i opozites per te dorezuar mandatet minon demokracinë.?Vendimi per te djegur mandatet mund te kishte krijuar nje moment paqartësie dhe ne e kuptojmë qe do te duhet kohe përpara se te vije kjo siguri nga KQZ dhe me sa kemi dëgjuar, do te duhet kohe, me shume seç e kemi menduar. Prandaj thame qe djegia e mandateve do te ishte kunderproduktive per demokracinë, pasi vendi ku duhet te vendoset demokracia, është Parlamenti. Me lejoni te përsëris edhe njehere qe ne presim qe çdo proteste, përfshi edhe kjo e sotme, te jene protesta te paqta, te mos kete me dhune, sepse nuk eshte gje e mire per Shqipërinë dhe per reputacionin e Shqipërisë.?Soreca, kishte dhe nje apel per qeverinë dhe opozitën.?Ne presim qe si qeveria ashtu dhe opozita te angazhohen ne nje debat konstruktiv. Qeveria duhet te punoj qe te përmbush te gjitha detyrimet, përfshire ketu edhe angazhimet per integrimin europian dhe opozita ka te drejtën e saj qe te shpreh qëndrimin e saj ne nje mënyre te paqte dhe pa dhune. Por ky vend eshte parlamenti dhe opozita duhet te beje pjesen e saj.?Soreca u ndal dhe tek delegacioni i Parlamentin Europian qe pritet te vizitoi te mërkurën Tiranën. Sipas tij, deputet do te zhvillojne takime me te gjitha palet, ne kuader te vendimit te qershorit. Ambasadori shtoi se nje takim i tille nuk eshte i rastësishëm ne kete momente por tregon se vendi i diskutimit mes opozitës e qeverise është parlamenti.Ndërkaq edhe dy bashke reporterët per Shqiperine te Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropes, i kane bere apel opozitës qe te rishikojnë vendimin e tyre per djegien e mandateve, pasi ne nje shoqëri demokratike, vendi i zhvillimit te debateve eshte Parlamenti.

Recommended