PD: Parlamenti ilegjitim, mblidhet ne ilegalitet

  • 5 years ago
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha këtë të martë se qytetarët do të mblidhen në protesta sa herë që ky parlament ilegjitim të mblidhet dhe kudo ku të mblidhet.

?Është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që mblidhet në ilegalitet. Ky parlament nuk përfaqëson më jo vetëm shqiptarët, por as ata të cilët mund ta kenë votuar PS. Sot ky parlament është tërësisht ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe i salduan edhe hyrjen, sot kanë kaluar në ilegalitet të plotë për të shpëtuar politikisht kokën e Edi Ramës. Të jenë të bindur që me këtë taktikë dhe me këtë strategji nuk do të mund të shkojnë kurrkund. Ne ju kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që sot të jenë para parlamentit dhe ne do të zhvillojmë protestën ashtu siç e kemi deklaruar, sa herë të mblidhen, kudo që të mblidhen dhe sa do që të kalojnë në ilegalitet dhe fshihet Rama ne do të na ketë pas?, tha Paloka në një komunikim me gazetarët jashtë selisë së PD.

Akuzave se frikësohen nga drejtësia Paloka iu përgjigj duke thënë se këto janë ?banalitetet e Taos. Ne që dorëzojmë imunitetin kemi frikë nga drejtësia, këta që fusin ligje për të rritur imunitetin nuk kanë frikë nga drejtësia.?

Në fund kishte edhe një mesazh për ambasadorët, të cilët sot bënë thirrje për protesta paqësore dhe rikthim të dialogut në Kuvend.

?Protestat janë të qytetarëve, ata të gjithë duhet të shohin dhe të ndjekin atë që ju ka thënë Basha një herë: Të mos u kërkojnë shqiptarëve asgjë për të cilën nuk do e kërkonin për qytetarët e tyre. Kaq është përgjigjja jonë për këdo?./tvklan.al

Recommended