I jepet lamtumira e fundit Sadije Agollit, zonjës së denjë të një emri të madh!

  • 5 years ago
I është dhënë lamtumira e fundit, Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli.

Ajo u nda nga jeta të martën në moshën 78 -vjeçare për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Homazhet u zhvilluan në banesën e së ndjerës, që sipas amanetit të saj pritet të kthehet në shtëpi muze.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkuan për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

"Tek Sadija kemi parë simbolin e gruas, simbolin e bashkëshortes, të nënës, e vajzës për të cilin sot ne kemi shumë nevojë si shoqëri për shkak të gjithë këtij tranzicioni që kalojmë. Zoti e çoftë në Parajsë shpirtin e saj dhe atje ku do shkojë jam e bindur se do jetë shumë e lumtur,"- tha Kryemadhi.

Category

📺
TV

Recommended