Report TV - Tiranë/ Dëshmia e kunatit, ja pse e vrava gruan e vëllait të ndjerë

  • 5 years ago
"E vrava se kishim konflikte pronësie". Kjo është dëshmia që ka dhënë sot në gjykatë, Dashamir Xhepa, i cili rreth dy javë më parë në Tiranë, vrau kunatën e tij duke e hedhur trupin e pajetë pranë Liqenit të Sharrës.

Gjykata për Krime të Rënda la në burg Dashamir Xhepën, për vrasjen e Lirie Xhepës. Para togave të zeza, Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime të kunatës së tij me persona të tjerë.

Vëllai i autorit, njëherësh bashkëshorti i së ndjerës, ishte ndarë nga jeta vite më parë, ndërsa gruaja kishte katër djem. Ajo u qëllua për vdekje nga kunati i saj me dy plumba, një në kokë dhe një në bark.

Ngjarja ndodhi më 14 shkurt, në ditën e "Shën Valentinit".

Recommended