Report TV - Ylli Gurra: Zgjedhjet në KMSH të jenë shembull dhe për politikën

  • 5 years ago
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ishte sot në studion e Report Tv ku foli për procesin zgjedhor të Komitetit Shqiptar Mysliman. Ai deklaroi se ky proces është i parregullt për sa kohë disa kandidatë nuk kanë shpalosur asnjë ide por kanë paraqitur kandidaturën e tyre në ditën e fundit të aplikimit. Gurra u shpreh se në vend ka nevojë për komunikim dhe se mungesa e tij është faturë në kurriz të popullit. Ai gjithashtu hoqi paralelzima me politikën dhe protestat e studentëve të cilat gjithashtu kanë pasur nevojë për dialog.

"Këto zgjedhje në gjykimin tim duhet të jenë një shembull edhe për politikën. Zgjedhjet për kreun tonë duhet të jenë pasqyra jonë më e sinqertë. Për të kandiduar për këtë post duhet të jesh një myfti me bagazh dhe përvojë por këta kandidatë kanë detyrimin të komunikojnë.

Mungesa e komunikimit është faturë ndaj këtij kombi. Do të ishte fisnike që komukimi ynë të jetë jo vetëm i hapur por edhe i sinqertë. Për këtë do duhej një periudhë kohore dhe jo dorëzimi i dokumenteve në ditën e fundit. Zgjedhjet në KMSH nuk janë zgjedhje të ndonjë shoqate cfarëdo por në një institucion të kombit. Në këtë situatë të tillë kandidatët duhet të kenë kohë për të shpalosur idetë e tyre.

KMSH duhet të jetë i pavarur në lirinë e besimit dhe përgjegjësisë", deklaroi Gurra.

Zgjedhjet do të mbahen në datë 2 Mars ndërkohë që mandati i kryetarit është 5-vjeçar. Për këtë mandat kanë kandiduar gjashtë kandidatë, mes të cilëve edhe kryetari aktual Skënder Bruçaj

Recommended