Në Tiranë, gruaja dënohet me burg pasi vodhi patatina dhe kroasant: I mora për fëmijët!

  • 5 years ago
Drejtësia shqiptare çdo ditë e më tepër krijon çudira për shkak të vendimeve që merr, ku sot mund të lirojë një person të arrestuar për vrasje, ndërsa nesër dënon një tjetër se ka vjedhur patatina. Për të tillë raste, gjyqtarët shqiptarë tregohen të patolerueshëm dhe respektojnë dizpozitat ligjore deri në fund. I tillë është dhe rasti i një 34-vjeçare me incialet G.A, e cila punonte si shitëse tek një supermarket në Tiranë.

"Shqiptarja.com? mëson se G.M është kapur nga administratori i supermarketit, pasi në koshin e mbeturinave kishte fshehur 11 copë patatina dhe disa artikuj të tjerë që ishin pjesë e supermarketit ku punonte vajza. G.A. që punonte si shitëse në këtë market, me një qese të zezë që përdoren për mbeturina, brenda se cilës kishte molto, patatina dhe tre bidona plastik me detergjente 1 litër të vjedhura nga ky market.

Recommended