Ora News - FSHF kritika policisë: Forcat e rendit nuk reaguan pas godijes së arbitrit

  • 5 years ago
#oranews

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për dhunën ndaj arbitrit në ndeshjen Kamza-Laçi.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në një konferencë për shtyp akuzoi policinë se nuk ka reaguar pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti.

Shulku theksoi se policia duhet të qëndrojë brenda stadiumeve pasi efektivë të saj qëndrojnë jashtë ambienteve ku luhen ndeshjet, por nuk angazhohen direkt në ruajtjen e rendit.

Edhe përfaqësues të arbitrave, thanë se nëse shteti e policia nuk garanton sigurinë në stadiume ata mund të vendosin bojkotimin e ndeshjeve.

Ilir Shulku: Nëse situata do të vazhdojë e tillë dhe këto fjalët tona do të shkojnë në vesh të shurdhër, padiskutim që do të shikohet seriozisht ndërprerja e kampionatit. Policët janë në stadium dhe nuk hyjnë. Ka ndeshje që hyjnë policët, ju e dini shumë mirë, pa i kërkuar FSHF. Sipas kësaj që po thotë policia, nuk e marrin përsipër. Ka ndeshje sa të doni që policia hyn brenda, e shkel ligjin. Bën selektivitet. Policia duhet të jetë palë me ne që të garantojmë sportin në Shqipëri.

Tahir Kastrati: Të shqetësuar dhe të pambrojtur kërkojmë urgjentit të rikthehet policia në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngarjeve të tilla të shëmtuara. Mund të marrë dhe masa ekstreme deri në bojkotimin e aktivitetit nëse nuk merren masa për të shmangur ngjarje të tilla të rëndomta që rrezikojnë jetën e njeriut.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended