Ora News - Prokuroria merr të pandehur Ervin Salianjin

  • 5 years ago
#oranews

Vetëm pak ditë pasi gjykata urdhëroi prokurorinë që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji, organi i akuzës duket se ka zbatuar këtë vendim.

Ditën e premte dy prokurorët e çështjes, Genci Qano dhe Kol Hysenaj kanë thirrur në organin e akuzës ish deputetin Ervin Salianji, të cilit do ti komunikohej akuza e ?moskallzimit të krimit?.

Ish-deputeti shprehet se nuk ka frikë nga drejtësia, por thirrjen nga prokuroria Salianji e konsideron një hakmarrje politike.

Salianji: Është e paralajmëruar si një vendim politik i Edi Ramës. Prokuroria përpiqet që ta kthejë në një telenovelë për të humbur vëmendjen nga çështje të tjera thelbësore për qytetarët.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim për këtë cështje janë dhe Albert Veliu i njohur si Babalja, personi që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldas. Salianji është marrë i pandehur, pasi është personi që denoncoi audiopërgjimin.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar nga partia demokratike e cila u u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës. Pasi u arratis fillimisht në Kosovë ku kërkoi për disa muaj azil politik, Albert Veliu përfundoi në fillim të këtij viti në Belgjikë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-merr-te-pandehur-ervin-salianjin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended