Rreze Dielli 7 Mars 2019 - E ftuar Liljana Luani

  • 5 years ago
7 marsi i gjen të gjithë mësuesit duke marrë dhurata nga nxënësit e tyre, por kjo gjë nuk ndodh për Liljana Luanin, mësuese e cila çdo ditë e shfrytëzon për të mësuar fëmijët që janë të ngujuar. Falë dashurisë dhe përpjekjeve të saj, Luani e ka shndërruar profesionin e mësueses në një mission të shenjtë. Në Malësinë e Dukagjinit, vend në të cilin Liljana punon, mohimi i të drejtës për të jetuar i lirë është fenomeni më i dhimbshëm. E ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report tv, mësuese Liljana është shprehur e revoltuar ndaj sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Në ditën e mësuesit, Liljana shpreson fort që fenomeni i gjakmarrjes të ndalojë së ekzistuari në vendin tonë, e kjo sipas saj vjen nëse drejtësia vendoset në vend.

Recommended