Salianji në Prokurori: U mora i pandehur se denoncova trafikantin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, ku iu komunikua akuza e kallëzimit të rremë, lidhur me dosjen ?Babale?.Salianji tha se po akuzohet për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi dhe është marrë i pandehur pasi ka denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge.Ish deputeti i PD akuzoi prokurorine se nuk ka kryer hetime të thelluara për zyrtarët e lartë që dolën në përgjime.?Nuk ka pasur asnje hetim per te akuzuarit. Une u mora si i pandehur se denoncova nje trafikant. Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi?.Sipas prokurorisë, ish deputeti i PD-së në bashkëpunim me Albert Veliun, i njohur si ?Babalja?, Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi, fabrikuan audiopërgjimin, duke implikuar Agron Xhafajn, vëllain e ish ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.Për këtë çëshjtje deri më tani në qeli ndodhet vetëm Fredi Alizoti, i cili ka pranuar se është personi që ka imituar zërin e Agron Xhafajt.

Recommended