Ora News - Negociatat për anëtarësimin në BE, Cakaj kërkon dialog të brendshëm

  • 5 years ago
#oranews
Në Këshillin e Integrimit, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha se Shqipëria në qershor pret vendim pozitiv për negociatat, duke theksuar se janë plotësuar të gjitha rekomandimet. Cakaj apeloi se tashmë është momenti për dialog jo vetëm me be-në por dhe me faktorët brenda vendit. Ndërsa Taulant Balla, tha se mungesa e opozitës nuk do të pengojë punën për integrimin.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, raportoi mbi procesin e përmbushjes së kritereve për çeljen e negociatave, ndërsa i bëri thirrje faktorëve politikë që të bashkëpunojnë për këtë moment.

Në Këshillin e Integrimit, Cakaj tha se tashmë kërkohet një dialog intensiv me vendet e BE-së por edhe një dialog i brendshëm.

Gent Cakaj: Situata në Shqipëri është duke u polarizuar dhe ky nuk është thjesht një proces që kërkon dialog me vendet anëtare të BE-së, por mbase edhe dialog të brendshëm politik për të siguruar konsensusin e nevojshëm në implementimin e reformave të kërkuara në dritën e këtij objektivi.

Por nënkryetari i Këshillit të Integrimit, Taulant Balla, tha se pavarësisht djegies së mandateve dhe mungesës së opozitës, puna e mazhorancës për integrimin nuk ndalet.

Taulant Balla: Kjo nuk do të thotë që puna jonë të mos vijojë normalisht.

I pyetur në Këshill nëqoftëse zgjedhjet brenda Parlamentit Europian mund të shtyjnë negociatat, Cakaj tha se vonesa mund të ketë vetëm publikimi i raportit por jo dhënia e vendimit në qershor.

Ndërsa për mundësinë e shtimit të vendeve skeptike, ai u përgjigj:

Gent Cakaj: Po vazhdon puna në ndërgjegjësimin e shteteve anëtare, të cilat janë relativisht skeptike ndaj procesit të zgjerimit në terësi.

Këshilli i Integrimit, pas disa muajsh pushim, zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2019, ndërsa u raportua edhe për ecurinë e refomës në drejtësi, si një nga kriteret themelore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-anetaresimin-ne-be-cakaj-kerkon-dialog-te-brendshem

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended