http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Njëzet vjet më parë në Paris u nënshkrua marrëveshja e Rambujesë, për t?i dhënë fund luftës në Kosovë.Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili 20 vite më parë ka qenë pjesë e delegacionit në Rambuje, finalizimi i Konferencës në Paris, ishte fitorja e parë diplomatike e cila i hapi rrugë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik .Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira.Delegacioni pranoi 20 vite më parë marrëveshjen për zgjidhjen e krizës e cila u firmos nga pala kosovare dhe gjashtë shtetet më të fuqishme të botës, që në atë kohë njihej si Grupi i Kontaktit. Por paktin e kundërshtoi regjimi i Millosheviqit.Ne keto kushte me 24 mars 1999 NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake të Serbisë çka solli edhe tërheqjen nga Kosova dhe vendosjen e trupave Ndërkombëtare.E ne kete përvjetor te Rambujese presidenti Hashim Thaçi i beri thirrje gjithë aktoreve politike qe te bashkohen me qellim realizimin e ëndrrës së madhe, anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.
Category
📺
TV