TV Ora - Fermerët e Lushnjes në protestë derdhin qumështin në rrugë

  • 5 years ago
#tvora
Blegtorët, fermerët dhe grumbulluesit e qumështit në Lushnje po protestojnë, kundër skemës së TVSH.

Ata kanë bllokuar rrugën nga Rotondo e Savres deri tek Rotondo e Plastmasit.

Në shenjë proteste ata derdhën qumështin.

Ata mbajnë në duar pankarta kundër rritjes së cmimit dhe kërkojnë subvencione nga qeveria për bujqësinë.

Prej dy ditësh grumbulluesit dhe agropërpunuesit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit për shkak të vendosjes së TVSH-së prej 6 %.

Grumbulluesit e qumështit duhet të paguajnë taksën 20% në momentin që tregtojnë produktet e tyre.

Fermerët dhe agropërpunuesit thonë se ky ndryshim i skemës i çon të dyja palët në faliment, ndaj kërkojnë ndryshimin e saj.

Për disa familje ky është biznesi i jetës.

Policia ndërkohë ka marrë masa të forta sigurie për të shmangur problematikat me bllokimin e rrugës kombëtare apo incidente të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fermeret-e-lushnjes-ne-proteste-bllokojne-rruget
Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended