RTV Ora – Robert Aliaj hyn mes lajmeve ne studion e RTV Ora: Boll me politikanë!

  • 5 years ago
#rtvora
Nuk ndodh të shohësh përditë një skenë të tillë live, aq më tepër në një studio lajmesh ku zot i studios është folësi i lajmeve.

Por kur bëhet fjalë për artistin kontravers Robert Aliaj Dragot nuk mund të flasësh për rregulla.

Në studion e lajmeve të RTV Ora për një moment u krijua një situatë konfuze, gati kaotike, kur Aliaj ndërpreu edicionin e lajmeve: Boll më me politikanë!

Por gjithçka ndodhi në fakt nuk është as më shumë dhe as më pak se promovim i emisionit të ri që shumë shpejt pritet të nisë transmetimin në RTV Ora nën drejtimin e tij "Vetëm një natë".

Emisioni do të transmetohet çdo të shtunë në orën 22:30.

"Është një ide e vjetër për të evidentuar vlera trashëgimie shqiptare nga të gjitha aspektet e trashëgimisë që kemi ne, mikëpritja, vlera shpirtërore, si gatuajnë shqiptarët. Flasim për çdo gjë, flasim për realitetin, trokasim në derë papritur, mirëpresim njerëz edhe kur nuk na lajmërojnë. Dua të promovoj kur njerëzit janë spontanë, kur njerëzit gabojnë me shpirt sesa kur gënjejnë me sinqeritet" tha Aliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/robert-aliaj-hyn-mes-lajmeve-ne-studion-e-rtv-ora-boll-me-politikane
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended