RTV Ora –Lleshaj: Vrasja në Shkodër për larje hesapesh!

  • 5 years ago
#rtvora
"Lufta kundër krimit ende nuk është fituar". Kështu u shpreh nga Shkodra ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se tentakulat e krimit sot goditën përsëri.

Lleshaj: Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur të godasin. Kjo ngjarja ka ngritur në alarm policinë, megjithë goditjet që i janë dhënë krimit në Shkodër prap rezulton që lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar ende. Mbetet ende shumë për të bërë. Metastazat e këtij krimi treguan sot që janë gjallë dhe kanë mundësinë për të goditur.

Lleshaj nuk dha detaje nga hetimet, por tha se ato vazhdojnë intesivisht për ta zbardhur këtë ngjarje.

Lleshaj: Hetimet janë në proces të plotë. Nuk mund t'ju them asgjë për hetimet. Di që ka një angazhim të plotë. Janë angazhuar strukturat e policisë për ta zbardhur sa më shpejt këtë rast dhe rastet e tjera që janë në proces për tu mbyllur.

Ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, por ministri garantoi qytetarët e Shkodrës që të ndihen të sigurt, pasi vëmendja e policisë është në Shkodër.

Lleshaj: Qytetarët nuk kanë pse të ndihet të pasigurt. E gjithë vëmendja e policisë së shtetit është këtu. Garantojmë se nuk ka hapësira për frikë. Kemi të bëjmë me një rast specifik, sepse kemi të bëjmë me larje hesapesh.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-shkoder-lleshaj-krimi-goditi-perseri-lufta-nuk-eshte-fituar-ende
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended