RTV Ora - Bushati flet për krizën politike: Grekët dhe maqedonasit e gjetën gjuhën. Po ne?

  • 5 years ago
#rtvora
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati i është drejtuar sot socialistëve të vjetër, Gramoz Ruçit, Musa Ulqinit dhe Pandeli Majkos se është koha për të parë përpara dhe jo për të qenë nostaligjik i së shkuarës.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ai kërkoi që Shqipëria të marrë shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë.

Ka ardhur koha tha Bushati që edhe shqiptarët të gjejnë gjuhën me njëri - tjetrin.

"Kur e gjeti Greqia dhe Maqedonia, pse mos e gjejnë gjuhën shqiptarët me njëri-tjetrin", u shpreh i revoltuar Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit

Duke dalë nga Parlamenti, unë jam i bindur se opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe kapitullimi, por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë. Kjo nuk mund të na bëjë ne të shpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, ne jemi socialistë, demokratë, progresistë. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më të mirë, për fëmijët tanë, por edhe për fëmijët e opozitës që nuk janë në sallë. Kjo është arsyeja pse e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për t?i ofruar një hapësirë më të madhe gjithë aktorëve politikë. Sepse unë nuk e konceptojë demokracinë si procedurë të thjeshtë. demokracia procedurë është zëvendësimi i formal i listës së PD dhe LSI, por demokracia është dhe thelb.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperthen-bushati-te-gjejme-gjuhen-te-ecur-perpara-jo-me-nostalgjik-te-se-shkuares

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended