Rikthehet konkursi pas 13 vitesh, 5 mije kandidate per 250 kuota

  • 5 years ago
Rikthehet konkursi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pas 13 vitesh. Kjo është një kërkesë e Departamentit të Gjuhës Angleze, e cila është miratuar në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës. 

?Ky kusht u vu që të kemi nxënës më të mirë në anglisht. Në fakultetin e gjuhëve të huaja, veç anglishtes, në gjuhët e tjera pranimet do të bëhen në bazë të mesatares së gjimnazit dhe maturës shtetërore?, tha Alban Foçi, Zv/Dekan i Gjuhëve të Huaja.

 Për vitin e ri akademik, Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit në të 6 fakultetet e tij. Pesha kryesore i lihet notës mesatare të gjimnazit, ndërsa provimet e maturës, si dhe lëndëve formuese, është në varësi të fakulteteve. Në gjuhën anglezë maturantët 60 për qind të pikëve do t?i fitojnë nga nota mesatare ndërsa 40% nga konkursi i pranimit.

?Detajimin se çfarë duhet të mësojnë aplikantët do ta miratojmë në fund të Prillit.?

 Gjuha angleze sipas zv.Dekanit Alban Foçi është më e kërkuara pasi për 250 kuota aplikojnë 5 mijë kandidatë.

?Pas anglishtes vjen italishtja me gjermanishten dhe turqishtja ka një hov, gjuha frënge s`ka ndryshime, në fund renditet greqishtja me rusishten.?

 Klan Plus

Recommended