Nuk reagoi pas kërkesave të studentëve, ministrja e arsimit pezullon rektorin Mynyr Koni

  • 5 years ago
Ministrja e arsimit Besa Shahini përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar pezullimin e rektorit Mynyr Koni dhe i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të marrë vendimin për shkarkimin e tij. Ajo tha se bie dakord me Metën se ligji për arsimin e lartë ka probleme dhe shprehu besimin se ai do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës.

?Më ka bërë përshtypje mungesa e iniciativës së rektorit për të zgjidhur problemet në universitet. Rektori është ankuar shpesh për dekanët, por kurrë nuk ka ardhur me një kërkesë të mirë-argumentuar që t?ja aprovojmë heqjen e tyre. Shpresova se do të shfrytëzonte momentumin e krijuar nga protesta e studentëve për të ndërmarrë masa dhe përmirësuar klimën e punës në universitet, por kjo nuk ndodhi.

Unë nuk kam në dorë asnjë mjet ligjor për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës, përveç se të pezulloj rektorin dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, që t?i hapim rrugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës.

E ardhmja është e paqartë për çdo të ri dhe të re, jo vetëm në Shqipëri por kudo nëpër botë dhe universiteti ka për detyrë të përgatisë të rinjtë për këtë të ardhme. Ne nuk e dimë se cilat do të jenë vendet e punës në dispozicion apo si do të jetë ekonomia pas 10 apo 20 viteve.

Por që ky vizion të realizohet, na duhet një frymë e re në universitet. Na duhet një frymë bashkëpunimi mes studentëve e pedagogëve, pedagogëve e udhëheqësve të universitetit, udhëheqësve mes tyre apo edhe me ne si ministri - gjë qëështë bërë e pamundur në Universitetin e Tiranës dhe sot jemi në këtë pikë ku unë detyrohem të marr një vendim të vështirë si ky i pezullimit të rektorit.

Recommended