Pa Gjurme-Vajza kërkon nga ish e dashura e babait fëmijën e lindur jashtë martese:Është motra ime.
Pjesa e trete dt 16 Prill Pa Gjurme-Vajza kerkon nga ish te dashura e babait femijen e lindur jashte martese:Eshte motra ime. Dy të rinjtë Alketa dhe Asqeriu nga Berati ishin të dashuruar asokohe kur familja nuk mundi ta pranonte qysh prej fillimit marrëdhënien e tyre. Pavarësisht tentativave dhe kundërshtisë së vazhdueshme të familjes së djalit, dashuria e të riut ndaj Alketës triumfoi. Alketa dhe Asqeriu finalizuan lidhjen e tyre në martesë. Martesë nga e cila erdhën në jetë 2 fëmijë. Ishte viti 1996 kur edhe pse familja gëzonte ardhjen në jetë të fëmijëve dhe ndërsa jetonin për të ardhmen, prindërit e Asqeriut Sefer dhe Pana mes tentativave të vazhdueshme arritën të ndikonin në ndarjen e ciftit.
Alketa merr vajzën dhe ikën nga shtëpia. Asqeriu nis një bashkëjetesë të re me një tjetër grua, me të cilën nuk bëri celebrim, për arsye se ende ndarja me bashkëshorten e parë nuk kishte përfunduar ligjërisht. Bardha ishte bashkëjetuesja e Asqeriut, vajza që prindërit e tij kishin propozuar që prej fillimit, për djalin e tyre, para se ai të martohej me Alketën. Cifti jetuan afro një vit sëbashku, pasi Asqeriu nuk mundi do ta harronte dashurinë e tij të parë.
Bardha ishte gruaja e dytë e cila do të largohej nga familja Cupallari, shtatzënë. Vajza e tyre erdhi në jetë në vitin 1997. Bardha e lindi në Berat ndërsa fati i foshnjës do të ishte shtëpia e fëmijës. Ndërsa një fëmijë erdhi në jetë, kur një cift tashmë ishin ndarë, një tjetër ribashkim u krye. Alketa dhe Asqeriu sot jetojnë sëbashku, pasi u rikthyen sëbashku u lind edhe djali. Këtë histori vendos ta rrëfejë vajza e parë e Asqeriut, e cila kur mbushi 16 u njoh me historinë e familjes. Sot motra është në kërkim të motrës nga babai?