RTV Ora - Merret në pyetje gruaja e Admir Murataj, gjenden gjurmë gishtash në furgonin e grabitësve

  • 5 years ago
#rtvora
Prokurorët kanë nisur marrjen në pyetje të familjarëve të Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së 9 prill në Rinas.

Albana Alimemeti bashkëshortja e viktimës ka qenë e para që është thirrur nga grupi i hetuesve, por mësohet se ajo nuk ka dhënë asgjë të re për hetimin.

Alimehmeti ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij.

Ndërkohë në një prej furgonëve që u tentuan të digjen nga grabitësit policia ka mundur të gjejë gjurmë gishtash të cilat janë dërguar për ekspertim.

Siguria në aeroportin e Rinasit ka pasur probleme të herë pas hershme, konkretisht dhe për vjedhjen e sendeve nga valixhet e pasagjerëve, raste këto të përsëritura.

Policia e Rinasit me anë të një shkrese gjatë vitit të shkuar i ishte drejtuar kompanive ajrore të marrin masa për parandalimin e rasteve të tilla, duke vendosur kamera.

Policia ka kërkuar të vendosen kamera portative brenda barkut të avionëve, ose bagazhet të ngarkohen në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/merret-ne-pyetje-gruaja-e-admir-murataj-gjenden-gjurme-gishtash-ne-furgonin-e-grabitesve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended