Rudina - Burger me cokollate, receta me e veccante nga shef Renato! (25 prill 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Renato Mekolli është tashmë një emër i njohur në gastronomi jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ai shquhet për gatime të veçanta dhe këtë herë i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan tregoi një recetë ndryshe, burger me çokollatë.

Gjatë emisionit ai përgatiti burgerin e ëmbël dhe tregoi se si çdokush mund ta përgatisë vetë në shtëpi.

?Burgeri i ëmbël është një ëmbëlsirë që mund të konsumohet paradite ose pasdite. Merendën e përgatisim me çokollatë të cilën e shkrijmë, shtojmë në të lajthi të grira, kakao, qumësht dhe sheqer ose mjaltë. E gjithë receta mund të ketë 60 gr sheqer, shumica është me mjaltë. Burgeri është marrë nga një recetë franceze, të cilën unë e ndryshova dhe e bëra të ëmbël. Në vend të majonezës lyejmë burgerin me merenda nga të dyja anët. Më pas vendosim kremenë e çokollatës, të cilën e përgatisim me çokollatë të shkrirë, shtojmë në të qumësht ose pana dhe lëmë në frigorifer për 30 minuta që të mpikset. Mbi kremenë e çokollatës vendosim luleshtrydhe dhe e mbyllim me pjesën tjetër të burgerit. Në fund vendosim çokollatë të bardhë të shkrirë në të cilën kemi shtuar edhe mjaltë për ta bërë më të ëmbël?, tregoi Mekolli.

Recommended