Rama- studentëve të Shkodrës: 45 ditë kohë për t'i zgjidhur kërkesat tuaja

  • 5 years ago
Disa studentë të qytetit të Shkodrës, kanë shfrytëzuar vizitën e kreut të qeverisë në universitetin ?Luigj Gurakuqi? për t'i parashtuar kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.

Studentët kërkuan një takim me kreun e qeverisë, kërkesë e cila u pranua nga Rama, para se të kryente inspektonte punimet e godinës së universitetit ?Luigj Gurakuqi?.

Një prej përfaqësuesve nga grupi i të rinjve zhvilloi një bisedë të shkurtër "kokë më kokë" me kreun e qeverisë, që zgjati pak minuta, ku i parashtroi problemet me të cilët përballen studentët e qytetit të Shkodrës.

Pas takimit, Rama tha se kërkesat e tyre do të realizohen brenda 45 ditëve.

Recommended